
Inter është mposhtur nga Lazio me rezultat 3-1, raporton Gazeta10.
Në ndeshjen e zhvilluar në “Stadio Olimpico”, Lazio kaloi në epërsi me golin e Felipe Anderson.
Interi e barazoi rezultatin në pjesën e dytë me anë të argjentinasit, Lautaro Martinez.
Në minutën e 75-të, Lazio kaloi sërish në epërsi me golin e Luis Albertos. Goditjen përfundimtare Interit në këtë ndeshje i’a dha sulmuesi spanjoll, Pedro./ Gazeta10