Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Intervista e Gabriel Escobar në Kanal 10 – jehonë në mediat rajonale (Foto)

Gazeta10
20 October 2022 - 12:24

Intervista ekskluzive e Gabriel Escobar, emisarit amerikan për Ballkanin Perëndimor për Kanal 10 – është cituar, folur e përfolur gjatë në publik, në mediat e Kosovës dhe ato të rajonit.

Në Kosovë, Shqipëri, Mal të Zi, Bosnjë dhe Serbi është cituar dhe përfolur intervista e Escobar për emisionin Prime Time me Xhemajl Rexhën, të transmetuar në edicionin special të Politiko.

Në mediat shqiptare i janë referuar intervistës tek theksi i arritjes së marrëveshjes Kosovë-Serbi në çështje javësh.

Mediat malazeze, si RTCG, shkruan se Escobar mbështetë propozimin franko-gjerman për Kosovën, gjatë një interviste ekskluzive për Kanal 10.

Media tjetër boshnjake, Avaz shkruan gjatë për intervistën duke e vënë theksin tek deklarata e Escobar për situatën në Bosnjë Hercegovinë që SHBA-të e mbështesin mandatin e përfaqësuesit special aty.

Edhe mediat serbe, duke iu referuar agjencisë Tanjug, e kanë cituar pothuajse të gjithë intervistën, veçmas pjesën e deklaratës për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat.

Edhe rrjeti online evropian Euroactiv i është referuar intervistës për Kanal 10, duke nxjerrë një foto të kryeministrit Albin Kurti.

Në intervistë ekskluzive për Kanal 10, Esobar foli për shtyrjen e zbatimit të vendimit për targat nga ana e Kosovës, modelet e Asociacionit, propozimin frank-gjerman e tema të tjera. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.