Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Invesitori inkuadrohet te Kampionët: Dua ta blej KF Vëllaznimin por me një kërkesë për komunën e Gjakovës

Gazeta10
24 October 2022 - 13:56

Të dielën mbrëma në emisionin Kampionët është diskutuar për gjendjen që po kalojnë klubet që dikur thonin fjalën kryesore në futbollin kosovar, Vëllaznimi dhe Besa.

Në mesin e emisionit, Ado Ferati i cili është në krye edhe të Phoenixit kërkon të inkuadrohet drejtpërdrejtë për të kërkuar blerjen e Vëllaznimit.

Ferati deklaroi se ai është i gatshëm të investojë në klub, mirëpo kërkon nga komuna e Gjakovës që “Stadiumi i Qytetit” ti ipet në shfrytëzim për 45 vite, shkruan Gazeta10.

Kjo gjë u mirëprit nga drejtori aktual i klubit, Besnik Gojani i cili deklaroi se është i hapur për të filluar negociatet me Feratin duke përfshirë këtu edhe komunën e Gjakovës./Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.