Kontaktoni

info@gazeta10.com

Uncategorized

Ironia e PSD-së: Shef i Byrosë së Konfiskimit, të bëhet Martin Berishaj!

Gazeta10
10 February 2023 - 16:03

Partia Socialdemokrate është tallur me Projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, i cili është miratuar dje në Kuvend.

Përmes një njoftimi kjo pati ka bërë me dije se ky mekanizëm do të jetë një instrument i sofistikuar politik i Albin Kurtit.

Duke ironizuar, kjo parti ka kërkuar që shef i kësaj byroje të bëhet ambasadori i Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj, i cili dyshohet për përfshirjen në një afër korruptive.

“Edhe me ndryshimet e bëra, Byroja për Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme ngelet një instrument i sofistikuar politik i Albin Kurtit. LDK iu përgjigj me duar lart gjyqeve publike e gjuetisë së shtrigave. Asnjë vend evropian nuk e ka një mekanizëm të tillë. Nevoja për ta dëshmuar pafajësinë përpara këtij pushteti nënkupton pranimin e tij si instancë etike. Bash kur skandali Martin Berishaj po bën kërdinë, disponimi antikorrupsion i tyre shkoi në VV. Inferioriteti në LDK po e çon atë te pushteti, ende pa marrë pushtet”, është thënë në njoftimin e PSD-së.

Sipas kësaj partie, nuk ka ndryshuar kontrolli absolut mbi përzgjedhjen e organeve drejtuese e mbikëqyrëse të Byrosë. “Drejtori i Byrosë do të zgjedhet nga një shumicë e thjeshtë në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu, nga 5 anëtarët e Komisionit Mbikëqyrës të këtij institucioni, 4 janë nën kontrollin politik të Qeverisë duke pamundësuar një mbikëqyrje të pavarur. Zëvendësi i Avokatit të Popullit dhe Drejtori i Agjencisë për Parandalimin e Korrupsionit, dhe Auditori i Përgjithshëm zgjedhën me shumicë të votave në Kuvend, përderisa Drejtori i Njësisë së Inteligjencës Financiare zgjedhet nga Qeveria”, ka vlerësuar PSD-ja, duke shtuar se projektligji nuk ka ndryshuar aspak.

“Ndryshimet e bëra në projektligjin për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme as për së afërmi nuk e kanë zbehur karakterin e këtij institucioni si një mekanizëm për të bërë gjueti shtrigash. Për më tepër, ndryshimet e bëra vetëm sa i kanë shërbyer një fshehjeje të sofistikuar të kontrollit absolut që pushteti do ta ketë mbi këtë institucion. Pritshmëritë se nga ky mekanizëm gjykatat tona do stërngarkohen me lëndë e për pasojë do shkaktojnë pasiguri të mëdha në raport me të gjitha pronat që do bëhen objekt shqyrtimi nga to, vazhdojnë të jenë reale dhe tejet shqetësuese”, ka theksuar PSD-ja./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Uncategorized
14 June 2026
Uncategorized
08 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.