Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Isak e do vetëm kalimin te Liverpooli

Gazeta10
27 August 2025 - 12:06

Alexander Isak e ka marrë vendimin përfundimtar – të largohet nga Neëcastle United dhe karrierën ta vazhdojë te Liverpooli.

 

Sulmuesi suedez që nga korriku është pajtuar për një kalim në “Anfield”, por Neëcastle nuk është duke e lejuar largimin e tij.

 

Isak nuk ka pranuar të dalë në stërvitje më dhe e do me patjetër largimin nga “St.James Park”.

 

Ai kishte dalë edhe me një deklaratë publike, ku e akuzoi Neëcastle për thyerjen e besimit.

 

I menjëhershëm kishte qenë edhe replika e klubit ku thonin se suedezit nuk iu është dhënë asnjë premtim dhe se ai është ende nën kontratë me klubin.

 

Liverpool në anën tjetër është i gatshëm ta bëjë Isakun transferimin më të shtrenjtë të futbollit anglez.

 

Isak erdhi te Neëcastle në vitin 2022 dhe që nga ajo kohë ka qenë njëri nga sulmuesit më të dalluar në Premierligë.

 

Klubi anglez shpenzoi plot 70 milionë euro për ta transferuar atë nga Real Sociedad.

 

25-vjeçari ka shënuar 62 gola me fanellën e klubit anglez në 109 ndeshje në të gjitha garat.

 

Liverpooli do ta bëjë edhe një ofertë për transferimin e Isak brenda 48 orëve të ardhshme.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.