Lajme

Isak Neziri me numër 99 nga PDK: Hashim Thaçi çdo herë është në zemrën e PDK-së dhe Kosovës

Gazeta10
06 Janar 2025 - 23:56

Kandidati për deputet me numër 99 nga PDK, Isak Neziri është një prej mërgimtarëve që vendosën të i bashkohen garës së 9-të shkurtit.

Për Nezirin, nuk është e rëndësishme se a është në mërgim apo në Kosovë, pasi për të, të gjithë shqiptarët janë një.

“Është jashtëzakonisht mirë, po pritem pozitivisht nga të gjithë qytetarët e Kosovës e nga mërgata, kështu që për mua qyetarët e Kosovës janë fizikisht në Kosovë, rezident në mërgatë mirëpo jemi një. Unë në listën e 110 kandidatëve të PDK-së dhe kjo është një sfidë e radhës në jetën time, por që është jashtëzakonisht mirë për mua”, deklaroi ai në emisionin “Adresa” të Kanal10.

Neziri teksa fliste për “Adresa” komentoi edhe postimin kushtuar ish presidentit, Hashim Thaçi i cili aktualisht po mbahet në burgun e Hagës.

“Kjo sfidë që ata po përballen atje është e padrejtë, e dimë të gjithë mirëpo prioritet për PDK-në është presidenti Thaçi. Kjo do të qëndroj përherë në zemren time, në zemren e PDK-së”, tha Neziri. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.