
Mesfushori Isco nuk do të largohet nga Real Betisi, pasi ka arritur marrëveshje me ekipin spanjoll për vazhdimin e bashkëpunimit.
“Marca” shkruan të hënën se Isco ka pranuar ofertën e Betisit për rinovimin e kontratës që i skadon në fund të këtij edicioni.
Me rinovimin e kontratës që do të zyrtarizohet javën tjetër, Isco do të jetë pjesë e Betisit deri në verën e vitit 2027. 31-vjeçari iu bashkua Betisit këtë verë si lojtar i lirë dhe ka shkëlqyer me fanellën e këtij ekipi, i cili drejtohet nga trajneri Manuel Pellegrini.
Ai ka shënuar 3 gola dhe ka asistuar 4 herë në 23 ndeshje të luajtura në të gjitha garat. Para Betisit, Isco ka luajtur edhe për Sevillan, Real Madridin e Malagan.