
Ish-banori i shtëpisë së famshme Big Brother Vip Albania, Lorenc Hasrama i cili njihet si personazhi më i qetë dhe që nuk bënte pjesë në grupin e skandaleve brenda shtëpisë edhe ai si të gjithë banoret e tjerë i’u është kthyer jetës normale jashtë shtëpisë.
Ai së fundmi ka postuar një foto në llogarinë e tij në rrjetin social Instagram me një vajzë duke e puthur në faqe e cila besohet të jetë e dashura e tij dhe ku duket i lumtur pranë saj.
