Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Ish-deputetja e VV-së ironizon me Kurtin për Asociacionin: Po kalojka, po kalojka, edhe tu knu madje

Gazeta10
02 February 2023 - 17:28

Ish-deputetja e VV-së, Shqipe Pantina, e cila së fundmi i është bashkuar Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë dy fjalë pas debatit të sotëm në Kuvend lidhur me Asociacionin.

Kryeministri Kurit bëri publike gjashtë kushte për të pranuar Asociacionin të cilin e kishte kundërshtuar kategorikisht kur ishte në opozitë.

Opozita aktuale e kritikoi se si ai i ka “hëngër fjalët e veta” duke e pranuar Asociaconin.

Një reagim të ngjashëm ka bërë edhe Shqipe Pantina. “Po kalojka edhe duke këndu”, shkruan Pantina.

“Po kalojka, po kalojka, edhe tuj knu madje! Nejse emrin ban me ja nderru😜 Kryeminister🤥 #hipokrizi dhe #hajgare”, ka shkruar ajo në Facebook.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.