Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish Drejtoresha Vjollca Kabashi jep dorëheqje edhe nga AAK-ja

Gazeta10
01 November 2022 - 18:15

Vjollca Kabashi – e cila dje dha dorëheqje nga posti i Drejtoreshës së Mirëqenies Sociale në Prizren, sot ka dhënë dorëheqje edhe nga pozita e saj në Degën e Prizrenit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Kabashi përvec dorëheqjes nga kjo parti, e ka akuzuar edhe kryetarin e kësaj dege për abuzim me pushtet, transmeton Gazeta10.

“Ju njoftoj qe nuk jam më pjese e AKK-se dega ne Prizren aq me pak nuk i nenshtrohem ketij kryetari te ri , duket shumë e dukshme qe duke nisur ndodhit ne parti është e pashmangshme te mos shohim ndodhi ne pushtet. AAk-ja nuk ka qen model i PDK-se por me kryetarin e tanishem eshte shendrruar ne nëndeg zë PDK-ës , duke nisur nga kerkesat e pageses e deri te abuzimet ne pushtet.”, ka shkruar ajo ndër të tjera.

Letra e plotë pa ndërhyrje:

Te nderuar qytetare!

Pas reagimit te Deges se AAK-se ne Prizren jam e obliguar te reagoj, pas shum viteve te angazhimeve ne degen e AAk-se ne Prizren , kam kontribuar me shume se 10 vite,ky ndryshim qe ndodhi ne kete dege te AAk-se ne Prizren, ku ka beje me shume per interesin personal te Kryetarit te Deges se AAk-se ne Prizren. Ku po i njejti ky kryetar me cilesi byroktatike (parti familjare) , eshte duke kerkuar nga drejtoreshat te holla qe ti mbajë zyret e AAK-së gjallë. Poashtu ju njoftoj se po i njejti person (kyretar i tanishem i deges se AAK-se ne Prizren) ne cdo mbledhje iu ka bere presione anatreve dhe zyratarëve te AAK-se per te siguruar te holla per mirmbatjen e zyres.

Ju njoftoj qe nuk jam më pjese e AKK-se dega ne Prizren aq me pak nuk i nenshtrohem ketij kryetari te ri , duket shumë e dukshme qe duke nisur ndodhit ne parti është e pashmangshme te mos shohim ndodhi ne pushtet.

AAk-ja nuk ka qen model i PDK-se por me kryetarin e tanishem eshte shendrruar ne nëndeg zë PDK-ës , duke nisur nga kerkesat e pageses e deri te abuzimet ne pushtet.

Ne si drejtoresha kemi pasur gjithmonë thirrje nga Kryetari i ri i AAK që tiu kërkojmë firmave buxhet -për ato firma qe dojnë të përfitojnë tenderet nëpër drejtoritë që i udhëheqim Ne. Unë nuk ua kam përfillur thirrjen se jam e edukuar që të jem gjithmonë e sinqertë me çdo qytetar andaj edhe kjo është performamca ime e pa korruptuar dhe e ndershmë në raport me qytetarin!

E juaja

Vjollca Kabashi

/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.