
Dea Michel ishte e ftuar në Top Albania Radio, ku ka folur për eksperiencën e saj brenda Big Brother Vip Albania.
Ish finalistja ndër tjerash ka folur edhe për jeten private të saj, pasi që u pyet nga prezantuesit se a është në një lidhje dashurie ajo u përgjigj.
“Do doja shumë të kisha një (të dashur), po… Jam fillikat (qesh). Dua një mashkull që të jep siguri. Në jetën time të përditshme unë dua të kem kontroll mbi çdo gjë dhe dua që kur të jem me partnerin të jem unë e qetë dhe të jetë ai që udhëheq”, ka thënë ai.