Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Ish-kampioni francez kryqëzon Mbappen: Ajo që po bën është skandal

Gazeta10
05 March 2024 - 17:31

Christophe Dugarry, ish-kampion francez i Evropës në vitin 2000 dhe i Kupës së Botës në 1998, kritikoi sjelljen e Mbappesë në javët e fundit, duke lavdëruar Luis Enrique-n për guximin e tij në zëvendësimin e ndërkombëtarit francez.

“Për herë të parë një trajner i PSG-së duhej ta zëvendësonte, sepse nuk është mirë. Besoj se Luis Enrique-s nuk i pëlqejnë cilësitë dhe qëndrimet e Mbappesë në fushë. Luis Enrique është gjithmonë provokues. Ajo që më trondit janë shpjegimet që ai jep. Tre muaj dhe nuk po planifikon asgjë? A është skuadra më e mirë pa Mbappenë? Ta tregojë”, tha ai në kanalin RMC, në programin e Jerome Rothen.

“Ajo që po bën Mbappé është një skandal. Ai është kapiten i ekipit dhe i kombëtares franceze, nuk ka pse të sillet kështu. Luis Enrique është brenda së drejtës së tij për ta zëvendësuar. Çfarë bëri Mbappé… selfie… çfarë cirku është ky, çfarë shakaje është kjo?”, shtoi Dygarry.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.