Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ish-nënkryetarja e LDK-së i bashkohet kabinetit të Kurtit

Gazeta10
20 May 2026 - 14:28

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se ish-nënkryetarja e LDK-së, Shqipe Mjekiqi, i është bashkuar në ekip.

Kurti ka thënë se ajo do të kontribuojë me ekspertizën e saj në politikën e jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

“Në ekipin tim si Kryeministër, nga sot u bashkua Shqipe Mjekiqi, për të kontribuar me ekspertizën e saj në politikë të jashtme dhe marrëdhënie ndërkombëtare. Ishte kënaqësi të bashkëbisedojmë mbi nevojat e Kosovës në rrugën e saj drejt anëtarësimit në BE dhe NATO, të arriturat tona socio-ekonomike dhe vlerat demokratike, zhvillimet politike në vendin tonë e në rajon dhe situatën e sigurisë”, ka shkruar Kurti.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.