
Ish zëvendësministri i punëve të brendshme, Valdet Hoxha i ftuar në emisionin Raport të Kanal10 deklaroi se shtimi i trupave të NATO-s në veri të vendit nënkupton një sovranitet më të pakët të institucioneve kosovare.
“KFORi është një mekanizëm i sigurisë por në kontekstin e situatës në veri të vendit pas një situate relativisht të qetë, ku nuk është vërejtur prania fizike e KFORit, shtimi i tyre në praktikë nënkupton më pak sovranitet të institucioneve të Republikës së Kosovës”, deklaroi ai.
Sipas tij, Qeveria në vend duhet të jetë me strategji e cila nuk dëmton raportet më ShBA-të.
“Veprimet e Qeverisë së Kosovës duhet të jenë strategjike, nuk mundet që një urë infrastrukturore pavarësisht se si thash nuk do duhej të mbyllej fare, meqë jemi tani në këtë situatë gjeopolitike duhet vendimet të jenë sa më strategjike e jo dëmtimi raporteve me aleatët, nuk mundet që hapja e një ureje infrastruktutore t’i dëmtoj dhe lëndëoj pariparueshëm urat me ShBA-të”, tha mes tjerash ai.