Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ishin shpallur në kërkim, arrestohen dy persona në Prishtinë

Gazeta10
22 February 2024 - 10:07

Dy persona të shpallur në kërkim janë arrestuar në raste të ndara në rajonin e Prishinës.

Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar se të martën e 20 shkurtit, në Prishtinë është arrestuar i dyshuari që ishte shpallur në kërkim dhe është dërguar në vuajtje të dënimit.

“Prishtinë / 20.02.2024 – 21:30. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndërsa të mërkurën e 21 shkurtit, është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit edhe një i dyshuar tjetër që ishte shpalluir në kërkim.

“Prishtinë / 21.02.2024 – 14:26. Në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata është arrestuar dhe dërguar në vuajtje të dënimit i kërkuari mashkull kosovar”, thuhet në raport. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
22 June 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.