Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Ishte e panevojshme” – Gjyqtari i Speciales nervozohet kur gazetari nis të flas për masakrat e Serbisë në Kosovë

Gazeta10
05 Qershor 2024 - 13:29

Në Gjykatën Speciale po vazhdon  gjykimi ndaj katërshes së madhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Në një moment, gjersa gazetari Nuhi Bytyqi po merrej në pyetje nga avokati i Hashim Thaçit, Luka Misetiq, pati një moment tensionimi.

Gjersa Bytyqi po fliste për udhërat që i kishin ardhur nga prokuroria për t’ia dorëzuar materialet që ka incizuar në luftë, një deklaratë e tij nxiti reagimin e ashpër të gjykatësit Charles Smith.

Ai tha se në mesin e materialeve që ia ka dorëzuar prokurorisë, ka shumë material për viktimat dhe masakrat e Serbisë në Kosovë.

“Në mesin e materialeve që kam dorëzuar për prokurorinë, kam dorëzuar material për viktimat dhe të mbijetuarit e masakrave në Kosovë, dhe për asnjë prej këtyre materialeve nuk u pyeta dje nga prokuroria”, tha ai.

Kjo nxiti reagimin e ashpër të Smithit që i kërkoi Bytyqit ta ndalojë deklaratën dhe të flasë vetëm për atë që pyetet.

“Kjo ishte e panevojshme”, tha ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.