Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

Ishte i dënuar me burgim për dhunë në familje dhe dy vepra tjera penale, arrestohet 46 vjeçari në Prishtinë

Gazeta10
19 November 2024 - 10:56

Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person që po kërkohej me urdhëresë të gjykatës pasi i njëjti ishte i dënruar me burgim për “Dhunë në familje”, “Kanosje” dhe “Lëndim trupor”.

I arrestuari është V.G., i moshës 46 vjeçare, i cili pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore është dërguar në vuajtje të dënimit.

Njoftimi i plotë:

Arrestohet një person i dyshuar që kërkohej me urdhëresë të Gjykatës

Mbrëmë në Prishtinë është arrestuar një person i cili kërkohej me urdhëresë të gjykatës.

Personit të dyshuar:

V. G, mashkull 46 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, kërkohej me urdhëresë nga gjykata, pasi që i njëjti ishte i  dënuar me  burgim, për dhunë në familje, kanosje dhe lëndim trupor.

Pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, personi i dyshuar është dërguar për vuajtje të dënimit./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.