Kontaktoni

info@gazeta10.com

Kronika e Zeze

“Ishte i tëri me gjak, po kërkonte ndihmë në rrugë”- Sulmohet një mjek në Prishtinë

Gazeta10
20 May 2025 - 22:51

Një skenë tronditëse është parë sonte në lagjen Ulpiana të Prishtinës, ku një mjek rreth 60-vjeçar, është sulmuar fizikisht në mes të rrugës nga një person ende i panjohur.

Ngjarja ka ndodhur në orët e mbrëmjes, rreth orës 21:30, ku mjeku ishte duke kaluar, kur papritur është goditur me forcë nga një individ i panjohur.

Ishte i tëri i përgjakur, nuk dinte nga të shkonte. Po kërkonte ndihmë, me duar në kokë“, ka rrëfyer për Sinjalin një banor i ndërtesave përreth që kishte parë ngjarjen.

 

 

Sipas dëshmitarit okular, sulmi ishte brutal dhe i paarsyeshëm, ndërsa autori ishte i veshur në të zeza, me trup i gjatë dhe është larguar pas sulmit me vrap./Sinjali

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.