Lajme

Ismaili: Me Hamzën kryeministër, nuk do të krijojmë armiq politikë, por punë të mira për qytetarët

Gazeta10
07 Janar 2025 - 17:30

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Besa Ismaili, ka shprehur mbështetje për programin qeverisës të Bedri Hamzës, duke theksuar se një qeveri me Hamzën si kryeministër do të fokusohet në punë dhe zhvillim për qytetarët e Kosovës, pa dallime politike.

Ismaili theksoi se përkushtimi do të jetë ndërtimi i një të ardhmeje më të mirë për të gjithë.

#PDK131“Në mbështetje të programit qeverisës të z.Bedri Hamzës për t’ia dhanë një shansë politike për #mamirë Kosovës dhe ndërtimin e të ardhmes për qytetarët e saj!

Me Bedri Hamza kryeministër, ne nuk do të krijojmë armiq politikë, por punë dhe vetëm punë të mira për qytetarët e Kosovës, pa dallim”, ka thënë Ismaili.

Nga Rubrika
Lajme
18 Janar 2025

Gazeta10, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.