Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Isufaj sfidohet me pyetje nga anëtarët e KPK-së: Po më duket si me qenë para një komisioni hetimor

Gazeta10
02 September 2026 - 16:15

Pas raportimit për punën e vitit 2025 në Prokurorinë Speciale të Kosovës në Këshillin Prokurorial, Kryeprokurori Blerim Isufaj u sfidua me pyetje nga anëtarët e këshillit.

Madje, Isufaj u shpreh se po ndihet sikur të ishte para një komisioni hetimor.

Pas raportimit në mbledhje, ai tha se është i gatshëm që të ballafaqohet, por sipas tij rend i ditës është raportimi.

Pyetjet filluan nga anëtari i KPK-së Visar Krasniqi.

Isufaj një koment të tillë e sheh paragjykues.

Tutje ai tha se Prokuroria Speciale ka bërë një punë të jashtëzakonshme si asnjëherë më parë, duke përmendur ish-ministra e ministra në detyrë të akuzuar për korrupsion e të dënuar në shkallë të parë.

Sipas Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale, ruajtja e integritetit të institucionit që po përfaqëson e integritetit të tij, po i kushton jashtëzakonisht.

Raporti për punën e Prokurorisë Speciale për vitin 2025 nuk u miratua pasi që nuk morri votat e mjaftueshme. Tre anëtarë ishin për dhe katër kundër. /A. Shala/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.