Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Italia e kënaqur me vendimin e Qeverisë për lejimin e mallrave serbe

Gazeta10
08 October 2024 - 17:24

Ambasada e Italisë në Kosovë ka mirëpritur vendimin e Qeverisë së Kosovës për heqjen e ndalesës së mallrave serbe në pikën kufitare të Merdares.

Ajo tha se kjo lëvizje është kyçe për integrimin rajonal si dhe një hap më afër integrimit europian e inkurajuar nga Plani i Rritjes.

“Italia është e kënaqur të shohë Qeverinë e Kosovës të hapë pikën kufitare të Merdares për mallrat nga Serbia. Është një lëvizje kyçe për integrimin rajonal shikuar nga Procesi i Berlinit dhe një hap më afër integrimit europian i inkurajuar nga Plani i Rritjes. Një qasje multilaterale për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve shpërblehet!”, ka shkruar ambasada.

Këtë vendim të Qeverisë e ka mirëpritur Gjermania, SHBA, BE, Franca e Italia.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.