
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, dhe lideri i opozitës Benny Gantz, janë dakorduar që të formojnë një qeveri emergjente, në të cilën nuk do të promovohet asnjë projektligj apo vendim “që s’ka të bëjë me zhvillimet e luftës”.
BBC-ja raportoi të mërkurën se pos kësaj, të gjitha emërimet e larta do të zgjaten automatikisht përgjatë kohës sa vijojnë luftimet me grupet e Hamasit.
Ndërsa, gjatë kësaj dite është raportuar për vrasjen e “Abu Osama”, një nga themeluesit e Hamasit.
Abd al-Fattah Dukhan, i njohur si “Abu Osama”, thuhet se është vrarë nga një sulm ajror izraelit në qendër të Gazas, siç ka njoftuar transmetuesi izraelit “KAN”.
Ai ishte në lagjen “Nuseirat”, kur ndodhi sulmi. Ndërkohë është raportuar se të martën janë vrarë edhe dy liderë tjerë të Hamasit, Zachariah Abu Ma’amar dhe Jaëad Abu Shamala.