Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jakup Krasniqi bëhet gjysh i një mbese

Gazeta10
31 August 2024 - 21:56

Ish-kreu i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është bërë gjysh.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi nga vajza e Krasniqit, Gresa, e cila shprehet se vajza e saj “do të rritet duke dëgjuar fjalët më të mira për gjyshin tënd e heroin tim, babin tim!”.

Postimi i plotë i Gresës:

Odeta ime,

Mirë se erdhe në jetë bija ime.

Në këtë botë që jeta të sfidon kaq shumë, uroj të jetosh gjatë dhe e lumtur.

Do të rritesh me dashurinë për jetën, atdheun e familjen e mbi të gjitha do të rritesh duke ndëgjuar fjalët më të mira për gjyshin tënd e heroin tim, babin tim!

Te duam qe tani, kaq shume dhe pa fund.

Nëna dhe Babi 🤍

30 gusht 2024

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.