Kontaktoni

info@gazeta10.com

Gjykimi Special

 “Jakup s’ka fitore pa luftë e sakrifica”- Krasniqi tregon bisedën me Demaçin pas sulmit tek Jasharajt

Gazeta10
05 April 2023 - 11:30

Ish-kreu i UÇK-së, Jakup Krasniqi ka folur sot në seancën e mbajtur në Hagë, ku së bashku me ish-krerët e tjerë të UÇK-së po akuzohen për krime njerëzore, raporton Gazeta10.

Krasniqi, ka përmendur një rast se kur ka parë viktimat e masakrës së Prekazit, kishte qarë dhe në atë moment Adem Demaçi i kishte thënë “Jakup nuk ka fitore pa luftë e sakrifica”.

“Nuk më vjen të deklaroj publikisht se kam qarë kur pashë një depo të materialëve ndërtimore  në hyrje të Skenderajt gjithë ata njerëz të vrarë të familjes Jashari në Prekaz. Adem Demaçi i burgosuri politik për afër 30 vjet, më vërejti që po qaja dhe pasi më shprehu ngushëllime më tha “Jakup nuk ka fitore pa luftë e sakrifica”. Unë e dija se ky ishte çmimi i lirisë, u përpoqa ta përmbaja vetën, por nuk mundja. Nuk po qaja për Hamzën, Ademin e Shabanin që tani janë legjenda të lirisë, po qaja për fëmijët, pasardhësit e kombit tim, që nuk patën mundësi për të jetuar asnjë ditë të fëmijërisë. “, ka thënë Krasniqi.

Krasniqi ka thënë se në ditën kur pa viktimat e familjes Jashari ka vendosur se liri o vdekje e asnjëherë më nën sundimin e Serbisë, raporton Gazeta10.

“Në atë ditë mu bë e qartë që s’mund të jetoja më me kokën e future në zall si struci, ishte e qartë se Serbia kishte filluar zbatimin e planit gjenocidal, s’ishte njerëzore që t’u kthehej shpina njerëzve që përballeshin me pasojat e gjenocidit.  Në atë moment, thash Liri o vdekje, por kurrë më nën sundimin e politikave gjenocidale të Serbisë.”/Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.