Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jalen Tate “MVP” i xhiros së 23-të në Superligën e Kosovës në basketboll

Gazeta10
01 March 2023 - 15:58

Basketbollisti i Pejës, Jalen Tate është shpallur “MVP” i xhiros së 23-të në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Tate ishte njëri nga basketbollistët më meritorë që Peja arriti fitore të thellë kundër Ponte Prizrenit gjatë fundjavës që lam pas.

Basketbollisti amerikan në sfidën kundër Pontes arriti të realizoj 29 pikë, tre kërcime dhe asistime.

Federata e Basketbollit të Kosovës po ashtu ka përzgjëedhur edhe formacionin e javës në elitën e basketbollit kosovar.

Top 5-shja përbëhet nga dyshja e Pejës Jalen Tate e Brad Waldow, Dardan Berisha i Prishtinës, Ken Brown i Trepçës dhe Edmond Kryeziu i Rahovecit.

Në xhiron e 23-të në elitën e basketbollit kosovar, Prishtina mori lidershpin pas fitores ndaj Yllit, Trepça mposhti Bashkimin, Rahoveci arriti fitoren e tretë sezonale kundër Vëllaznimit dhe Peja mposhti në “Karagaç” Ponte Prizrenin.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.