
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në një konferencë për media ku kumtoi lajmin për anulimin e mbledhjeve të dy qeverive, ka thënë se ndërkombëtarët po detyrohen të marrin masa ndaj një shteti që e kanë krijuar vetë.
Rama ka thënë se pasojat e këtyre masave do të jenë afat gjate për shtetin e Kosovës, raporton Gazeta10.
‘’S’mund të bëj asnjë koment mbi këto, s’dua as t’i paramendoj. Jam i tmerruar nga ideja që këto mund të ndodhin. Sepse nuk janë thjesht masa që kjo bahskësi merr ndaj vendeve jodashamirëse ndaj saj. Kjo bashkësi po detyrohet t’i marrë ndaj një shteti që ka krijuar vetë. Kjo do të thotë edhe iskur këto masa të jenë të përkohshme, uroj të mos vijnë, por sa duket edhe kjo përpjekja e fundit po shkon njëjtit fat sikur të githa përpjekjet tjerëve. Edhe sikur të gjitha këto masa të jenë të përkohshme, efekti destabilizues i Kosovës s’do të jetë aq e përkohshme. Mbështetja e besimi s’do të jenë sikurse kanë qenë, do të jenë të kushtëzuara hap pas hapi. Jo vetëm ndaj Kurtit por edhe ndaj qeverive që vijnë pas sepse kështu funksionojnë marrëdhëniet ndërkombëtare.’’, tha ai./Gazeta10