Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Janë hapur do ëmbëltore”, “Në Ujman po lahen, por po ruhen nga policia”, Tahiri për veriun: Sovraniteti është reduktuar

Gazeta10
07 January 2025 - 21:04

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se sovraniteti në veri është reduktuar në tri adresa gjatë qeverisjes Kurti.

“Çfarë shërbime jepen në Komunën e Leposaviqit? Unë po flas për shërbime bazike. Sovraniteti është reduktu në oborrin e një komune”, ka thënë Tahiri në “Politiko” me Kushtrim Sadikun.

Për bizneset e reja në veri, Tahiri me ironi ka thënë se janë hapur disa ëmbëltore.

Ndërkaq për Ujmanin, ai gjithashtu ka thënë se nuk ka sovranitet kur lahen disa njerëz duke u ruajtur nga Policia e Kosovës.

“Adresa e dytë ka qenë në sheshin në Mitrovicë. Janë hapur disa ëmbëltore. Edhe e treat u lajshin në Ujman dhe folshin për kthimin e sovranitetit. Sovraniteti kthehet në Ujman kur lahen të gjitha komunitetet, e jo në 40 grad tu i ru Policia e Kosovës”, ka thënë Tahiri.

Tutje, ai ka thënë se mashtrimi dhe korrupsioni i qeverisë Kurti është shpërfaqur gjatë këtij mandati katërvjeçar./Gazeta10/

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.