
Nderim Ibrahimi, ish-kryetari i pikës së Lëvizjes Vetëvendosje në Zvicër, ka dhënë dorëheqje edhe si aktivist i kësaj partie.
Ai nëpërmjet një statusi në “Facebook” ka akuzuar strukturat e kësaj partie për injorim të ”aktivistëve të dalluar”.
“Nga sot e tutje largohem edhe si aktivist i Lëvizjes dhe mbetem vetëm simpatizant i saj, pasi që nuk dua të jem në mesin e disa profiterëve të cilët çdo ditë e më shumë po dëshmojnë se të njëjtit janë në gjendje të shkelin edhe nëpër kufoma, vetëm e vetëm për t’i arritur qëllimet e veta dhe për t’i plotësuar egot e tyre të sëmura”, ka shkruar Ibrahimi.
Tutje, ai ka thënë se mbetët simpatizant i VV-së, por që dorëheqja e tij lidhet me persona specifik që i ka quajtur ”profiterë”./EO
