
Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se, nga prokuroritë Themelore janë ngritur 60 aktakuza kundër 69 personave, për vepra të ndryshme penale, raporton Gazeta10.
Ndërsa, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 13 persona, si dhe në gjykata kompetente janë parashtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj shtatë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë persona, ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy personave, një kërkesë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak ndaj një personi, si dhe, ka ngritur 28 aktakuza kundër 32 personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë, një person të dyshuar. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur 11 aktakuza kundër 14 personave, për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar 4 persona të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj tre të pandehurve për kryerje të veprës penale, si dhe, ka ngritur dy aktakuza, ndaj tre personave për vepra të ndryshme penale.
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit të shtetit ka ndaluar për 48 orë dy persona, dhe ka ngritur gjashtë aktakuza, kundër shtatë personave.
Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar dhe ka ngritur një aktakuzë ndaj një personi për veprën penale “Dhunimi”
Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur nëntë aktakuza kundër nëntë personave, për vepra të ndryshme penale
Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave, për vepra të ndryshme penale./Gazeta10