Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jashanica: Imazhi i Kosovës po dëmtohet në një moment mjaft të keq

Gazeta10
26 March 2023 - 21:56

Gjatë diskutimi për zhvillimet e fundit në Federatën e Futbollit të Kosovës, Lorik Jashanica tha se deri më tash gjithçka që dihet është se kryetari është në arrest shtëpiak në afat prej 30 ditësh.

“Ajo që e dimë të gjithë është se kryetari është në arrest shtëpiak prej 30 ditësh. Një ëndërr që nisi keq me këtë arrestim e shpresoj që do përfundoj me kualifikimin e djemve në Evropian.”, tha fillimisht Jashanica.

Tutje, Jashanica tha se nuk i takon gazetarëve të sportit të merren me arrestime dhe gjykata.

“Ne si gazetar të sportit jemi bërë imun ndaj arrestimeve e gjykatave. Neve nuk na takon të raportojmë këso lloj çështjes sepse nuk jemi gazetarë të drejtësisë. Arrestimi i kryetarit është bërë lajm edhe në mediat në Kroaci dhe Bosnje, diçka që më ka bërë përshtypje sepse nuk ka pasur më herët raportime për Kosovën nga ta.”, përfundoi Jashanica.

Në fund, ai tha se e gjithë kjo po ndikon në imazhin e Kosovës.

“Imazhi i Kosovës po dëmtohet në një moment të keq, pasi jemi shumë afër me arrit diçka të mirë, dhe të bëhemi lajm ndërkombëtar për të mirë e jo për të keq. Shpresoj që ky problem me kryetarin të rregullohet dhe mos të përsëritet më.”,tha Jashanica.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.