Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Jasharaj: Kërkesa për 100 euro doli gjatë rrugëtimit, lufta jonë është për Ligjin e Pagave 

Gazeta10
05 Shtator 2022 - 20:41

Rrahman Jasharaj – Kryetar i SBAShK-ut ka thënë se po kërkojnë të zhvillojnë dialog me Kryeministrin Albin Kurti dhe ministrat e tij, por që të njëjtin po ikin. 

Jasharaj ka thënë se pika kryesore e grevës është për Ligjin e Pagave, dhe se kërkesa për 100 euro ka dalë gjatë rrugëtimit, raporton Gazeta10. 

“Në kërkojmë fillimisht dialog që të ulemi në tavolinë. Kurti dhe ministrat po i ikin dialogut, sepse nuk kanë asnjë argument se kërkesat tona janë jolegjitime, dhe për hirë të faktit që emisioni juaj ka miliona shikues, kërkesa jonë e 100 eurove, ka dalë gjatë rrugëtimit, lufta kyçe është për ligjin e pagave, sepse ky ligj do të përcaktojë të ardhmen”, ka thënë ai në Politiko./Gazeta10 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.