Kontaktoni

info@gazeta10.com

Duhet Lexuar

Jashari viziton Gucatin: UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, në mbrojtje të popullit dhe atdheut tonë

Gazeta10
20 October 2023 - 17:04

Ish-kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari gjatë ditës ka vizituar ish-ushtarin e UÇK-së, Hysni Gucatin i cili u lirua pak ditë më parë nga Haga.

Përmes një shkrimi në facebook, Jashari tha se Hysni Gucati ishtë shembull i ushtarit derisa ka uruar që së shpejti të lirohen edhe ish krerët e UÇK-së.

Postimi i plotë:

 Sot bashkë me veteranë të UÇK-së dhe shokë vizituam mikun tim, ish ushtarin e UÇK-së, Hysni Gucati, pas lirimit të tij nga Haga.

Në emrin tim dhe të familjes i dëshirova mirëseardhje në vendlindje pas gjithë atij gjykimi dhe dënimi të padrejtë që kishte në Hagë.

Hysniu është shembull i ushtarit që sakrifikoi pa kursyer asgjë për çlirimin e vendit. 

Uroj që sa më shpejtë të lirohen të gjithë që po mbahen në Hagë dhe raste të tilla të gjykimit e dënimit të mos përseritën dhe ne si shoqëri të arrijmë që bashkërisht të mbrojmë vlerat tona dhe t’i promovojmë ato çdo ditë.

UÇK-ja ka bërë luftë të drejtë, në mbrojtje të popullit dhe atdheut tonë.

Luftën e bërë para 25 viteve duhet ta mbrojmë edhe sot siç është dashur ta mbrojmë edhe më herët bashkërisht pa dallime.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.