Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

‘Javelin’ arrin në Shipëri, ambasada amerikane e sheh si tregues të angazhimit në rajon

Gazeta10
27 February 2026 - 15:35

 

Në Komandën e Forcës Tokësore në Zall Herr në Shqipëri janë dorëzuar sot sistemet raketore Javelin, si pjesë e bashkëpunimit strategjik mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sipas mediumit Shqiptarja.com.

E ngarkuara me punë e ambasadës amerikane në Tiranë, Nancy Van Horn, e ka konsideruar këtë moment si tregues të angazhimit për sigurinë rajonale dhe forcën e NATO-s.

“Kjo ceremoni shënjon një hap shumë të rëndësishëm në partneritetin tonë që vijon”, ka thënë Horni.

“Kjo marrëdhënie kërkon jo vetëm rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes por një fokus të qëndrueshëm në gatishmërinë luftarake dhe modernizimin ushtarak”.

“Mjedisi i sigurisë me të cilin përballemi të gjithë, është që kërkon që të gjithë aleatët të bëjnë pjesën e tyre”.

“Në emër të Shteteve të Bashkuara dua gjithashtu të kërkoj kontributin tuaj me trupa dhe pajisje ushtarake për NATO-n dhe misionet ndërkombëtare në mbarë botën”, vijoi Van Horn.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.