Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

“Je tu spekulu shumë, kujdes”, “Nuk po flet me fëmijë të shkollës fillore”, debatojnë ashpër Gashi dhe Matoshi

Gazeta10
13 November 2024 - 21:53

Analisti politik, Blerim Gashi ka thënë se ka shumë pak gjasa që ish i dërguari për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell të emërohet në një pozitë të rëndësishme në administratën Trump.

Gashi ka thënë se personat që e kanë keqpërdorur detyrën në administratën e mëhershme nuk do të kenë vend në kabinetin e Trumpit, duke iu referuar Grenellit.

“E ndëgjova një paraqitje të Trumpit para dy dite, i cili thoshte se çdo zyrtar i mëparshëm i administratës, qofshin ata ambasadorë ose brenda SHBA-së, të cilët kanë qenë përgjegjës apo një sektor ose departament dhe e kanë keqpërdorur atë për të arritur në pozita të rëndësishme, ata nuk kanë vend në administratën amerikane”, ka thënë Gashi.

Megjithatë me këtë opinion nuk është pajtuar gazetari, Halil Matoshi.

“Je tu spekulu shumë. Këtu jam unë, nuk je tu fol me fëmijë të shkollës fillore”, ka thënë Matoshi, i cili ka akuzuar Gashin se me supozime po e bën analizën. /Gazeta10/

 

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.