Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

Jennifer Lopez ndan momente nga ditëlindja e motrës, fansat mahniten nga ngjashmëria mes tyre

Gazeta10
21 July 2026 - 15:11

Jennifer Lopez ka surprizuar ndjekësit me fotografitë e fundit nga udhëtimi i saj në Evropë, ku ka festuar ditëlindjen e motrës së saj, Lyndas Lopez.

Këngëtarja dhe aktorja 56-vjeçare publikoi disa momente të veçanta nga festa, duke treguar lidhjen e ngushtë që ka me motrën e saj. Në një prej fotove, dy motrat shfaqen duke shijuar një çast relaksi në vaskë, ndërsa buzëqeshin pranë njëra-tjetrës.

Ngjashmëria mes Jennifer dhe Lyndas tërhoqi vëmendjen e fansave, të cilët komentuan pamjen e dy motrave dhe raportin e tyre të afërt.

“Një udhëtim i dyfishtë me motrën për ditëlindje është gjithmonë një ide e mirë. Të dua Lynnie! Gëzuar ditëlindjen!”, shkroi Lopez krahas postimit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.