Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Jepet viza e parë nga ambasada e Kosovës në Bangaldesh

Gazeta10
12 October 2022 - 10:03

Sot, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Dhaka të Bangladeshit u bë përurimi i shërbimeve konsullore, raporton Gazeta10.

Pas fjalës përshëndetëse nga ambasadori Guner Ureya dhe sekretari i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bangladeshit, Shabbir Ahmad Chowdhury, zëvendësministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Kreshnik Ahmeti, i dha vizën e parë të lëshuar nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Dhaka, Meliha Iqbal, e cila do të marrë pjesë në Forumin për Gratë, Paqen dhe Sigurinë që do të mbahet këtë muaj në Prishtinë.

Të pranishëm në këtë ngjarje, ishin përfaqësues të institucioneve shtetërore të Bangladeshit si dhe ambasadorë dhe diplomat të akredituar në Bangladesh./Gazeta10.

Më të lexuarat
Nga Rubrika
Lajme
01 September 2026

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.