
Banorët e Hasit të Prizrenit tash e pesë ditë po ballafaqohen me mungesë të energjisë elektrike dhe ujit të pijshëm.
Ata përmes emisionit “Raport”, në televizionin Kanal10, kanë raportuar për problemet e tyre për të cilat thonë që kanë bërë kërkesa por që ende nuk ka diqka konkrete në zgjidhjen e problemeve të tyre.
“Këtu mbi gjysma e fshatit e kanë energjinë elektrike shumë të dobët dhe kështu nuk ju punojnë pajisjet shtepiake”, tha banori i kësaj ane.
Ata tutje kanë thënë se shtyllat elektrike janë të vjetra dhe paraqesin rrezik për banorët pasiqë janë gati për tu rrëzuar. /Gazeta10/