Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

‘Jo me i shti veshtë në lesh’ – Bislimi me një varg kritikash për Abdixhikun

Gazeta10
15 November 2023 - 22:45

I vetëshpalluri kandidat për kryetar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Faton Bislimi, ka qenë i ftuar në emisionin “Politiko me Kushtrim Sadikun”.

Në këtë emisionin ai ka qenë goxha i ashpër me kryetarin e tanishëm të LDK-së, Lumir Abdixhikun.

Sipas Bislimit, Abdixhiku po tregohet ‘pa zë’ kur është fjalur për të marrë përgjegjësi për temat e rënda.

“Gjithçka në lidershipin e z. Abdixhukut ka qenë sipërfaqësore. Ka qenë shumë me e rëndësishme dukja, estetika, zero substancë. Unë mendoj që ka njerëz që kanë me sfidua këtë pushtet ashtu si duhet me sfidua, e jo mi shti ‘veshët në lesh’ për temat kryesore ndaj vendit dhe të thotë le të reagon partia se unë jam diçka i zënë”, ka thënë Bislimi, i cili në legjislaturën e kaluar ishte deputet i LDK-së në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se për të qenë kryetari i LDK-së duhet me qenë guximtar për tu përballur me çdo sfidë që del përpara, e jo të fshihet në temat e ndejshem për vendin. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.