Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jo vetëm Juventusi dhe Napoli, tjetër ekip italian “çmendet” pas Zhegrovës

Gazeta10
13 May 2024 - 14:48

Edon Zhegrova ka përfunduar në qendër të vëmendjen për shkak të interesimeve  nga disa skuadra. Lojtari “Dardan” falë paraqitjeve me skuadrën e Lille në këtë sezon në Ligue 1 ka fituar vëmendjen e shume ekipeve, të cilat në merkaton e verës do të tentojnë transferimin e tij.

Kështu në Italia ofertat janë të shumta. Juventusi dhe Napoli janë dy ekipet që  kërkojnë Zhegrovën, teksa kësaj gare i është bashkuar edhe Roma. Kështu sipas “Il Tempo”  drejtuesit e verdhekuqve pas Federice Cheisas duan edhe 25-vjeçarin shqiptar.

Kujtojmë se sulmuesi anësor këtë sezon me Lille ka luajtur në 46 ndeshje, ku ka shënuar 12 gola dhe ka dhuruar edhe 9 asiste në të gjitha garat ku ka marrë pjesë. Ndërkohë nga ana tjetër ka kontratë të vlefshme me skuadrën franceze deri në qershor të vitit 2026. Lille është e gatshme të heqë dorë nga Zhegrova nëse në drejtim të tij do të vijë ndonjë ofertë me mbi 25 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.