Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Jo vetëm për sulmin, PSG mendon seriozisht për mesfushorin e Barcelona-s

Gazeta10
19 February 2024 - 14:53

Me Kylian Mbappe drejt largimit nga Parisi, drejtuesit e PSG kanë nisur nga puna për sezonin e ri dhe kryefjala mbetet sulmi, në një repart ku qarkullojnë disa emra.

Megjithatë, mediet franceze kanë raportuar se në Paris nuk po mendojnë vetëm për sulmin, pasi në fokus është edhe mesfusha.

Objektivi kryesor është talenti i Barcelona-s, Gavi.

Kampionët e Francës kanë nisur nga puna dhe po bëjnë gati edhe një ofertë konkrete dhe në vijim, priten edhe lajme të reja rreth këtij operacioni.

19-vjeçari momentalisht është jashtë skuadrës për shkak të një dëmtimi, ndërsa në këtë sezon ka luajtur 15 ndeshje dhe ka shënuar dy gola, teksa kartoni i tij vlerësohet rreth 100 milionë euro.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.