
Sulmuesi Pierre-Emerick Aubameyang mund t’i ofrohet shansi për tu rikthyer në Spanjë pas gjashtë muajve të tmerrshëm te Chelsea.
Ish kapiteni i Arsenalit iu bashkua “Bluve” në ditën e fundit të afatit veror nga Barcelona. Ylli nga Gaboni nënshkroi me katalunasit para një viti, por shkaku i gjendjes financiare dhe blerjes së Robert Lewandowskit, ata u detyruan ta pranojnë ofertën modeste te Chelseas prej 12 milionë eurove.
33-vjeçari u largua nga Barcleona në mënyrë që të bashkëpunojë sërish me Thomas Tuchel, por gjermani u shkarkua nga Todd Boehly po atë javë.
“Daily Mail” raporton se Aubameyang ndoshta ka zhvilluar lojën e fundit në fanellën e Chelseas pasi disa klube të La Liga-s janë të interesuara për të.
Atletico Madrid ka nevojë për një qendërsulmues pasi lejuan Joao Felix t’i bashkohet Chelseas për gjashtë muajt e ardhshëm.