Kontaktoni

info@gazeta10.com

Politiko

Jonuzi për demonstratat e vitit 1981: Është krijuar dilemë e rremë, asnjë shërbim s’pati dorë!

Gazeta10
11 March 2025 - 20:52

Jonuz Jonuzi ka rrëfyer detaje nga demonstratat studentore të vitit 1981, në të cilat kishte qenë bashkorganizator.

Jonuzi ka deklaruar se gjithçka ka nisur me mbledhjen e bashkorganizatorëve në konviktin numër III.

“Ne i kemi organizuar demonstratat në dhomën 310 të koviktit numër III më 9 mars. Kemi shku unë, Ramadan Gashi, Kadri Kryeziu dhe Bedri Deliu. Aty ka qenë edhe Selim Geci, i cili është dënuar por që nuk ka pasur pjesëmarrje në organizim”, ka rrëfyer Jonuzi.

I pyetur se a ka pasur dorë ndonjë shërbim në këto protesta, Jonuzi ka thënë se demonstratat kanë qenë iniciativë e studentëve dhe se nuk ka pasur as edhe një ndikim nga jashtë.

“Kjo është një dilemë e rreme. Nuk ka pasur dorë as Shqipëria, as Rusia, as Jugosllavia dhe as Serbia, bile bile po e bëj pak edhe me therje as Bullgaria. Ato kanë qenë shpirti revolucionar i studentëve”, ka thënë ai. /Gazeta10/

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.