Mesfushori Italian Jorginho i cili u transferua tek Chelsea në verëne vitit 2018, shprehet se ndihet i lumtur në “Stamford Bridge” përkundër spekulimeve që e lidhin atë me një largim verën e ardhshme nga Chelsea.
“Jam shumë i lumtur për momentin. Që të gjithë jemi shumë të fokusuar në atë që duhet të bëjmë. Unë po e shijoj jetën këtu. Më pëlqen të punoj me të gjithë dhe mendoj se të gjithë thonë të njëjtën gjë. Është kënaqësi të jesh tek Chelsea.”
Italiani i natyralizuar këtë sezon ka luajtur 11 ndeshje në Premierligë duke realizuar dy gola gjithësejt.