Brazili e ka futur në listën e ngushtë Jose Mourinhon, si alternativë nëse tentimi i tyre për të nënshkruar me Ancelotti nuk ka sukses.
Posti i trajnerit te kombëtarja e Brazilit është ende bosh qëkur Tite dha dorëheqje pas eliminimit nga Kroacia në Kupën e Botës “Katar 2022”.
Sipas mediumeve angleze, Federata e Futbollit e Brazilit janë duke e ndjekur trajnerin italian të Real Madrid, Carlo Ancelotti, i cili mbetet favoriti për këtë punë, mirëpo federata braziliane e kanë përpiluar një listë rezervë, në të cilën përfshihet edhe emri i portugezit, Jose Mourinho.
Jose Mourinho aktualisht është në sezonin e tij të dytë me Romën, me të cilën ka fituar trofeun e Ligës së Konferncës në sezonin e kaluar.
Trajneri portugez më herët ka qenë i lidhur edhe me postin e trajnerit te kombëtarja e Portugalisë, mirëpo nuk kishte pasur asgjë konkrete.
Mourinho gjatë karrierës së tij ka qenë trajner i Real Madridit, Interit, Portos, Chelseat dhe Tottenhammit.
Ndërsa, Carlo Ancelotti i ka bërë me dije Federatës së Futbollit në Brazil se nuk do të zhvillojë bisedime me ta deri të përfundojë sezoni, pasi nuk dëshiron të ndikojë në performancat e ekipit, i cili është kualifikuar në finale të Kupës së Mbretit, dhe po luan në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, ku është duke fituar 2-0 ndaj Chelseat në ndeshjen e parë.
Trajneri italian ka kontratë me “Los Blancos” deri në vitin 2024, por ka një kusht në kontratën e tij që ai patjetër duhet të fitojë një trofe madhor në sezon.
Përgjatë kandidatëve tjerë të përfshirë në listë janë edhe trajneri i Fenerbahçes, Jorge Jesus, trajneri i Fluminense, Fernando Diniz dhe ai i Palmeiras, Abel Ferreira.