
Përkundër shumë kritikave që ka marrë Kosova nga shtetet e QUINT-it, deputeti gjerman dhe miku ynë Knut Abraham nga radhët e CDU-së, ka shprehur mbështetjen e tij për aksionin e djeshëm të shtetit të Kosovës për të mundësuar fillimin e punës së kryetarëve të sapozgjedhur në komunat veriore të vendit.
“Përkundër të gjitha kritikave të justifikuara për veprimet e autoriteteve kosovare, nuk duhet harruar se një shtet po përpiqet të zbatojë të drejtat e tij në territorin e tij kundër pengesave dhe ndikimeve të shumta nga jashtë”, ka shkruar deputeti gjerman, raporton Gazeta10.
Bei aller berechtigten Kritik am Vorgehen der #kosovarischen Behörden darf keinesfalls vergessen werden, dass hier ein Staat versucht, gegen mannigfaltige Obstruktion und Einflussnahme von außen sein Recht auf dem eigenen Territorium durchzusetzen.
— Knut Abraham, MdB (@Knut_Abraham) May 27, 2023