
Jurgen Klinsmann është lidhur me një lëvizjë surprizë tek Tottenham Hotspur vetëm gjashtë muaj pasi ai u emërua në krye të kombëtarës së Koreës Jugore.
Ish-sulmuesi i Spurs ishte i pranishëm në shkallët e stadiumit në ndeshjen që Tottenham e zhvilloi ndaj Bournemouth të shtunën në kuadër të Premier League. Ata humbën 3-2 falë një goli të shënuar në minutën e 95-të nga sulmuesi Dango Ouattara.
Klinsmann, i cili u bë trajner i Koresë së Jugut në shkurt, erdhi për ta parë Heung-min Son në aksion, dhe ish-ylli i klubit mori një mikpritje të ngrohtë në stadium gjatë pushimit të pjesës së parë.
Përveç Klinsmann, në listën e ngushtë të emrave tek Spurs janë edhe Brendan Rodgers, Vincent Kompany, Mauricio Pochettino, Graham Potter dhe Julian Nagelsmann. Christian Stellini është duke udhëhequr momentalisht nga Londra Veriore si menaxher i përkohshëm.
Tottenham do të luajnë një sfidë të rëndësishmë këtë vikend ndaj Newcastle si mysafir, ndeshje kjo shumë e rëndësishme për pozitën që të dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.