
Jurgen Klopp do të vazhdojë të jetë trajneri i Liverpoolit.
Forma e dobët nëpër të cilën të po kalon skuadra angleze këtë sezon, ka bërë që shumë njerëz të mendojnë seë Klopp do t’i japë fund aventurës së tij te Liverpooli, por një gjë e tillë nuk duket se do të ndodhë.
Në një intervistë të dhënë së fundmi, Klopp ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet nga posti i trajnerit të ‘The Reds’.
“Normalisht që ose ndryshon pozita e trajnerit ose ndryshojnë shumë gjëra të tjera. Përderisa të më thotë ndonjë nga kryesia e klubit të largohem, unë nuk do të shkoj. Pra kjo do të thotë se kjo është një pikë që ne do të ndryshojmë disa gjëra të tjera. Në do ta shohim këtë, por kjo i përket të ardhmes. Ndoshta në verë, por jo tani. Une kam kohë që ta mendoj këtë gjë tani. Ne duhet të luajmë më mirë tani”, deklaroi Klopp.
Klopp është trajner i Liverpoolit që nga viti 2015, dhe që nga ajo kohë ai ka pasur një periudhë të ndritur në ‘Anfield’, ku nën drejtimin e tij kjo skuadër ka fituar
Ligën e Kampionëve, Premierligën, FA Cup, Carabao Cup, Superkpun Evropian dhe Kupën e Botës për Klube.