
Pavarësisht se pësoi një humbje të dhimbshme me pasoja eleminimin në Ligën e Kampionëve bordi i Juventusit do të vazhdojë të mbështesë menaxherin Massimiliano Allegri, sipas Fabrizio Romano.
Zonja e Vjetër ka pasur një fillim të dobët të sezonit dhe është e teta në tabelën e Serie A dhe Allegri ka qenë nën presion prej kohësh por si duket ai pritet ti rezistojë edhe këtijë momenti negativ.
Pas humbjes në portugali italiani Allegri tha që nuk ndihet i rrezikuar për tu shkarkuar.
“Më shumë sesa qasja e gabuar, mendoj se ne ishim shumë të butë në mbrojtje në pjesën e parë. Jemi të zhgënjyer dhe të zemëruar sepse jemi jashtë Ligës së Kampionëve. Tani duhet të fokusohemi në Serie A dhe gjithashtu të qëndrojmë të fokusuar kundër Paris Saint-Germain të mërkurën e ardhshme sepse duhet të paktën të rezervojmë një vend në Europa League”.
Me Juventus Allegri ka fituar gjashtë herë kampionatin Serie A si dhe katër herë Kupen e Liges.