
E ardhmja e Bremer nuk është vendosur ende.
Sipas raportimeve të medieve italiane, Juventus është i gatshëm ta lërë mbrojtësin brazilian të largohet nga Torino këtë verë.
Megjithatë “Zonja e Vjetër” dëshiron që të përfitojë sa më shumë nëse 27-vjeçari do të largohet dhe që ta lërë Bremer të largohet kërkon 70 milionë euro, që është shuma e klauzolës së lirimit të tij.
Në këtë mënyrë Juventus i ka paraprirë çdo oferte për mbrojtësin, duke e theksuar se nuk pranon asnjë propozim më të ulët se kjo shifër.