
Duket se Juventusi vazhdon të mendojë për të përforcuar ekipin dhe emri më i ri që është shfaqur në radarët e bardhezinjve është ai i Rodrigo De Paul.
Mesfushori argjentinas duket se nuk po kalon momentin e tij më të mirë te Atletico Madrid duke menduar për një skuadër të re.
Një rikthim në Serinë A mund të ishte zgjedhja perfektë për argjentinasin, i cili kaloi vitet tij më të mira me Udinesen.
28-vjeçari firmosi një kontratë 5-vjeçare me Atleticon vitin e kaluar dhe klauzola e tij është 35 milionë euro, por Juventusi do të nisë bisedimet për ta marrë atë me një çmim më të arsyeshëm.